Menu
  • Ballina
  • Për projektin
  • Risi
  • Ligjeruesit
  • Publikime
  • Galeria
  • Video galeria
  • Kontakti
  • Македонски
  • English
Menu
  • Ballina
  • Për projektin
  • Risi
  • Ligjeruesit
  • Publikime
  • Galeria
  • Video galeria
  • Kontakti
  • Македонски
  • English
Risi

Thirrje publike për kompanitë e sektorit të ndërtimit të interesuara për njoftim hyrës në BIM (Building Information Modeling) teknologjinë

Postuar nga Skills 4 Future

Institucioni që lëshon thirrjen: Programi për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara (UNDP), pjesë e projektit “Bajpasimi i hendekut të aftësive për krijimin e vende të reja dhe më të mira të punës” në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Afati për aplikim: 22.01.2021

Thirrja publike shpallet në kuadër të projektit “Bajpasimi i hendekut të aftësive për krijimin e vendeve të reja dhe më të mira të punës”, në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut

THIRRJE PUBLIKE
për kompanitë e interesuara nga sektori i ndërtimtarisë

BIM (Building Information Modeling) në kontekstin e industrisë së ndërtimit është proces i projektimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes së objekteve ndërtimore përmes përdorimit të informacionit digjital të strukturuara mirë, në të cilat duhet të kenë qasje të gjitha palët që kanë nevojë. BIM para së gjithash është mënyrë e punës. Shuma e informacioneve njihet si “modeli i informacionit” i cili përdoret për informim në të gjitha fazat e ciklit jetësor të një objekti ndërtimor: që nga vetë fillimi deri në mirëmbajtjen dhe rinovimin.

Ju bëjmë thirrje kompanive nga sektori i ndërtimit që janë të interesuara për njoftim hyrës dhe pjesëmarrje në 4 sesione hyrëse për BIM (Building Information Modeling), të paraqiten në thirrjen publike dhe të shprehin interes për pjesëmarrje. Seancat hyrëse dhe trajnimet mund të jenë të destinuara për më shumë punonjës të kompanisë së paraqitur (maksimumi deri në 3 pjesëmarrës).

Regjistrimi do të bëhet në bazë të parimit i pari i paraqitur i pari i shërbyer deri në përdorimin e vendeve në dispozicion për trajnimet / sesionet hyrëse që do të zhvillohen online. Përparësi do t’u jepet kompanive që do të tregojnë interes nga menaxhmenti më i lartë për temën për BIM, do të obligohen se do të mbajnë dhe do të promovojnë një pjesë të personave të trajnuar dhe do të shfaqin interes në përfshirjen në pilot programe eventuale në të ardhmen për arsimin e mesëm profesional mbi temën me mundësi për sigurimin e punës praktike në kompaninë.

Punëdhënësit e interesuar mund të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë  KETU

Është planifikuar trajnimet të realizohen përmes Qendrës për Inovacion të Skocisë për Ndërtimtari, themeluar nga Edinburgh Napier University.

Informacione të hollësishme mund të merren në kontakt telefonin: 072/261-345 si dhe në ueb faqen e UNDP-së dhe në portalin e specializuar: www.skills4future.mk .

Tags: јавен, оглас, повик
Share Post
Një histori tjetër tekstili: K...
Si e bëri Skocia një “re...

Comments are closed

Categories

  • Në media
  • Risi

Search

Product Tags

publike Thirrje Шкотска градежен градежна индустрија иновации оглас повик револуција сектор јавен

Latest Posts

Thirrje publike për kompani nga sektori i ...

09/03/2021 Komentet te Thirrje publike për kompani nga sektori i energjisë së rinovueshme të interesuar për trajnim hyrës informues për profesione të reja në lidhje me kolektorët hibridë fotovoltaikë dhe termikë Janë të Mbyllura

Si e bëri Skocia një “revolucion inovacioni” ...

18/01/2021 Komentet te Si e bëri Skocia një “revolucion inovacioni” në industrinë e ndërtimtarisë? Janë të Mbyllura

Thirrje publike për kompanitë e sektorit të ...

15/01/2021 Komentet te Thirrje publike për kompanitë e sektorit të ndërtimit të interesuara për njoftim hyrës në BIM (Building Information Modeling) teknologjinë Janë të Mbyllura