Menu
  • Ballina
  • Për projektin
  • Risi
  • Ligjeruesit
  • Publikime
  • Galeria
  • Video galeria
  • Kontakti
  • Македонски
  • English
Menu
  • Ballina
  • Për projektin
  • Risi
  • Ligjeruesit
  • Publikime
  • Galeria
  • Video galeria
  • Kontakti
  • Македонски
  • English
Risi

Thirrje publike për kompani nga sektori i energjisë së rinovueshme të interesuar për trajnim hyrës informues për profesione të reja në lidhje me kolektorët hibridë fotovoltaikë dhe termikë

Postuar nga Skills 4 Future

Institucioni që lëshon thirrjen: Programi për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara (UNDP), pjesë e projektit “Bajpasimi i hendekut të aftësive për krijimin e vende të reja dhe më të mira të punës” në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Afati për aplikim: 15.03.2021

Thirrja publike shpallet në kuadër të projektit “Bajpasimi i hendekut të aftësive për krijimin e vendeve të reja dhe më të mira të punës”, në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut

THIRRJE PUBLIKE
kompanive të interesuara nga sektori i energjisë së rinovueshme

Ftohen kompani nga sektori për burime të rinovueshme të energjisë të cilët janë të interesuar për trajnim hyrës informativ për profesione të reja  në sektor që kanë të bëjë mekolektorë fotovoltaikë dhe termikë hibridë të aplikojnë në thirrjen publike dhe të shprehin interesin për të marrë pjesë. Në këtë trajnim mund të marrin pjesë më shumë të punësuar nga kompania e paraqitur (maksimumi deri në 3 pjesëmarrës).

Trajnimi synon të informojë pjesëmarrësit se çfarë aftësi, njohuri dhe shkathtësi u duhen për profesione të reja dhe cilat janë proceset e punës në nivelin operacional.

Aplikimi do të bëhet sipas parimit i pari i regjistruar – i pari i shërbyer, deri në plotësimin e vendeve në dispozicion për trajnimin hyrës që do të zhvillohet online. Përparësi do t’u jepet kompanive, udhëheqja e të cilave do të tregojë interes për profesione të reja në këtë sektor dhe të cilët do të jenë të detyruar të përfshijnë disa nga personat e trajnuar në trajnimet e ardhshme nga sektori, në lidhje me profesionet e reja. Njëkohësisht, menaxhmenti i ndërmarrjeve pritet të jetë i interesuar të përfshihet në pilot programe të mundshme në të ardhmen, për arsimin e mesëm profesional në lidhje me këtë temë, me mundësinë e sigurimit të punës praktike në kompani.

Punëdhënësit e interesuar mund të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë  KETU.

Trajnimi do të realizohet nga ekspertë të fushës nga Republika e Sllovenisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Informacione të hollësishme mund të merren në kontakt telefonin: 072 261 345 si dhe në ueb faqen e UNDP-së dhe në portalin e specializuar: www.skills4future.mk .

Tags: publike, Thirrje, јавен, оглас, повик
Share Post
Si e bëri Skocia një “re...

Comments are closed

Categories

  • Në media
  • Risi

Search

Product Tags

publike Thirrje Шкотска градежен градежна индустрија иновации оглас повик револуција сектор јавен

Latest Posts

Thirrje publike për kompani nga sektori i ...

09/03/2021 Komentet te Thirrje publike për kompani nga sektori i energjisë së rinovueshme të interesuar për trajnim hyrës informues për profesione të reja në lidhje me kolektorët hibridë fotovoltaikë dhe termikë Janë të Mbyllura

Si e bëri Skocia një “revolucion inovacioni” ...

18/01/2021 Komentet te Si e bëri Skocia një “revolucion inovacioni” në industrinë e ndërtimtarisë? Janë të Mbyllura

Thirrje publike për kompanitë e sektorit të ...

15/01/2021 Komentet te Thirrje publike për kompanitë e sektorit të ndërtimit të interesuara për njoftim hyrës në BIM (Building Information Modeling) teknologjinë Janë të Mbyllura